Hari Lena GROUP ka një eksperiencë 30-vjeçare në distribuimin e artikujve të ndryshëm ushqimorë dhe industrialë. Kompania është në kërkim të stafit të ri dhe energjik në fushën e shitjes dhe menaxhimit.
Pozicioni: Menaxher Shitje për qytetin e Sarandës.
Qëllimi i Pozicionit:
Shërbim ndaj klientëve ekzistues dhe identifikimi i klientëve të rinj, duke synuar rritjen e shitjeve në zonën që mbulon. Roli kryesor i Menaxherit të Shitjeve është të mbajë, zgjerojë klientët dhe të promovojë produktet ose shërbimet e kompanisë në qytetin e Sarandës.
Detyrat:
- Promovon produktet e kompanisë dhe kryen marrjen e porosive;
- Rregullon dhe organizon marrëdhëniet me pikat e shitjes duke vizituar çdo pikë në rutinën e përcaktuar;
- Mban kontakte të vazhdueshme me klientët në lidhje me kërkesat e tyre;
- Regjistron të dhënat për porositë dhe shitjet;
- Hapja e pikave të reja të shitjes dhe promovimi i produkteve të reja;
- Raportimi i shitjeve ditore.
Kualifikimet:
- Aftësi të mira tregëtimi (aftësi bindjeje);
- Motivim për arritjen e rezultateve;
- Të paktën 3-4 vjet përvojë në shitje;
- Të ketë patentë të klasit B ose C.
Shënime:
Kandidatet e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV dhe dokumenta shtesë në adresën e e-mailit:
hr@harilenagroup.com
duke shënuar në subject “Menaxher Shitje (Sarandë)”.
Numër kontakti: +355 69 20 67023
Vërejtje: Vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të ftohen për intervistë. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 të Kuvendit të Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
ℹ️ Ky është një postim informues nga Saranda Web. Përgjegjës për përmbajtjen është punëdhënësi.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb