Ervis Mehmeti prezantohet drejtuesi i ri i Degës Doganore në Sarandë

Ervis Mehmeti prezantohet drejtuesi i ri i Degës Doganore në Sarandë 

Ervis Mehmeti prezantohet drejtuesi i ri i Degës Doganore në Sarandë 
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, ka prezantuar drejtuesin e ri të Degës Doganore Sarandë, Ervis Mehmeti.

 

 

Gjatë këtij prezantimi, Beja theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të punës në këtë pikë të rëndësishme doganore, duke nënvizuar se përvoja e mëparshme e Mehmetit në administratën doganore përbën një bazë të qëndrueshme për përmbushjen me sukses të detyrave që e presin në vijim.

 

Në komunikimin me stafin e Degës Doganore Sarandë, ai kërkoi vijimësi në standardet e punës, respektim rigoroz të procedurave dhe bashkëpunim të ngushtë mes strukturave, me qëllim garantimin e një shërbimi sa më efikas dhe funksional për qytetarët dhe bizneset.

 

Gjatë vizitës në terren, u zhvillua gjithashtu një takim me stafin, ku u diskutua mbi ecurinë aktuale të punës dhe organizimin e strukturave përkatëse, duke evidentuar nevojën për përmirësim të vazhdueshëm.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave vijon monitorimin e strukturave doganore në terren, duke kërkuar rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve dhe biznesit, si dhe forcimin e transparencës dhe efikasitetit në çdo hallkë të administratës doganore. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon