Sarandë/ Nuk ka më vende në Varrezat e Limionit, Bashkia: shkoni në Volloder

Sarandë/ Nuk ka më vende në Varrezat e Limionit, Bashkia: shkoni në Volloder

Sarandë/ Nuk ka më vende në Varrezat e Limionit, Bashkia: shkoni në Volloder

Drejtoria e Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Sarandë ka dalë me një njoftim të përsëritur për agjencitë funerale dhe banorët e qytetit, duke bërë të ditur se në Varrezat e Limionit nuk ka më hapësira të lira për varrime të reja.

 

Sarandë/ Nuk ka më vende në Varrezat e Limionit, Bashkia: shkoni në Volloder

 

Sipas këtij njoftimi, për shkak të situatës së krijuar, të gjitha varrimet e reja duhet të orientohen drejt varrezave publike në Volloder, të cilat mbeten aktualisht alternativa e vetme për përballimin e nevojave të komunitetit.

 

Në të njëjtën kohë, autoritetet lokale sqarojnë se në Varrezat e Limionit do të lejohen vetëm varrimet në varre familjare, në rastet kur ekziston hapësirë brenda tyre.

 

Bashkia Sarandë u bën thirrje qytetarëve dhe subjekteve përkatëse të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë këtë orientim, duke e konsideruar si një masë të domosdoshme për menaxhimin e kapaciteteve të kufizuara në varrezat publike të qytetit. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon