Tuesday, August 4, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Gjendet i pajetë në det një peshkatar, dyshime se humbi jetën gjatë...

Gjendet i pajetë në det një peshkatar, dyshime se humbi jetën gjatë stuhisë

Gjendet i pajetë në det një peshkatar, dyshime se humbi jetën gjatë stuhisë. Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën detare pranë ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë një 61-vjeçar.

 

 

Viktima është identifikuar si Mihal Zoi, peshkatar. Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det. Gjatë kërkimeve, policia ka gjetur edhe mjetin e tij lundrues, i cili rezultonte i fundosur.

 

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në kohën kur zona u përfshi nga stuhia e fortë me erë dhe dallgë të mëdha.

 

Policia vijon hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

🕊️ Saranda Web shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit Mihal Zoi, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij dhe u prehtë në paqe. 🤍🕯️

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial