Aksident në rrugën Ismail Qemali në lagjen nr. 4 në Sarandë. Dëmtohen 5-6 automjete
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Ismail Qemali”, në lagjen nr. 4, Kodër, në Sarandë.
Sipas informacioneve paraprake, nga aksidenti janë dëmtuar 5-6 automjete, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.
Ende nuk dihen rrethanat që çuan në aksident. Saranda Web
Please follow and like us:








