Saturday, September 26, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Butrinti pret Bylis B në Sarandë, duel mes dy skuadrave që e...

Butrinti pret Bylis B në Sarandë, duel mes dy skuadrave që e nisën sezonin me fitore

Butrinti pret Bylis B në Sarandë, duel mes dy skuadrave që e nisën sezonin me fitore

Butrinti do të zbresë të hënën në fushën e stadiumit të Sarandës për ndeshjen e javës së dytë të Kategorisë së Dytë. Përballë skuadrës sarandiote do të jetë Bylis B, në një takim që nis në orën 15:00 dhe pritet të dhurojë rivalitet. Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje me moral të lartë, pasi e nisën sezonin me fitore dhe kanë nga tri pikë në renditje.

 

 

Butrinti triumfoi 1-0 në transfertë ndaj Delvinës, në derbin e jugut. Një ndeshje e luftuar, e vendosur nga goli i Bashës në minutën e 24-t, pas një situate të krijuar në zonën kundërshtare. Ky realizim u mjaftoi sarandiotëve për të marrë pikët e para dhe për ta nisur kampionatin në mënyrën më të mirë.

 

Edhe Bylis B bëri një debutim bindës, duke mposhtur Këlcyrën me rezultatin e thellë 4-0. Skuadra ballshiote tregoi forcë në fazën sulmuese dhe vjen në Sarandë me synimin për të ruajtur ritmin e javës së parë.

Për Butrintin, kjo do të jetë mundësia e parë për t’u paraqitur përpara publikut sarandiot në këtë sezon. Të besuarit e stafit teknik do të kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë, të sigurojnë fitoren e dytë radhazi dhe të vijojnë me pikë të plota.

 

Përballja Butrinti–Bylis B, e cila luhet të hënën në orën 15:00, do të transmetohet drejtpërdrejt nga Saranda Web në Facebook dhe në kanalin në YouTube.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial