Delvina triumfon në Memaliaj, reagon pas humbjes në derbi
Delvina është rikthyer te fitorja, duke marrë tri pikë në transfertën ndaj Memaliajt. Skuadra delvinjote fitoi me rezultatin 2-4, duke reaguar pas humbjes në derbin ndaj Butrintit.

Protagonist për Delvinën ishte Igli Gjeci, i cili realizoi dy gola, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe Horipelay dhe Nikolla, me nga një gol secili.
Me katër gola të shënuar në transfertë, Delvina lë pas humbjen e javës së kaluar dhe merr një fitore të rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit.
Memaliaj 2-4 Delvina
⚽ Igli Gjeci ×2
⚽ Horipelay
⚽ Nikolla
Please follow and like us:








