Qëllohet me armë drejt lokalit të një shqiptari në Athinë; plagoset vajza e tij 10-vjeçare
Një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare u plagos gjatë një sulmi me armë ndaj lokalit të babait të saj në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës. E mitura ndodhej brenda kafenesë në çastin kur persona që lëviznin me makinë hapën zjarr drejt fasadës. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:50 të së premtes, në rrugën “Agorakritou”. Sipas të dhënave paraprake të raportuara nga mediat greke, në automjet ndodheshin katër persona, të cilët qëlluan pa zbritur prej tij dhe më pas u larguan. Në lokal ndodheshin edhe rreth dhjetë klientë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:50 të së premtes, në rrugën “Agorakritou”. Sipas të dhënave paraprake të raportuara nga mediat greke, në automjet ndodheshin katër persona, të cilët qëlluan pa zbritur prej tij dhe më pas u larguan. Në lokal ndodheshin edhe rreth dhjetë klientë.
Vajza pësoi një plagë në pulpën e këmbës së majtë. Nëna e dërgoi menjëherë në Spitalin e Fëmijëve, ndërsa informacionet e deritanishme tregojnë se ajo është jashtë rrezikut për jetën. Mbetet ende për t’u sqaruar nëse plagosja është shkaktuar drejtpërdrejt nga një plumb apo nga një fragment i shpërndarë gjatë të shtënave.
Automjeti që dyshohet se u përdor nga sulmuesit u gjet më pas i djegur në zonën e Aspropyrgos. Policia greke po shqyrton provat e mbledhura për të identifikuar personat e përfshirë dhe për të përcaktuar motivin. Deri tani nuk është bërë i ditur ndonjë përfundim zyrtar mbi arsyen pse u qëllua ndaj lokalit. Saranda Web








