Abuzimi i së miturës që ‘blihej’ nga klientët, arrestohet edhe e ëma e 12-vjeçares

Prej disa javësh Greqia është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku një 12-vjeçare është përdhunuar nga disa burra për muaj me radhë. Gjithçka nisi me një 53-vjeçar i cili i linte takime me ‘klientët’ përmes një aplikacioni. Por ngjarja tronditëse nuk përfundoi me kaq, disa detaje të tjera edhe më tronditëse, e ëma e vajzës ka përfunduar pas hekurave si e përfshirë në gjithë këtë masakër, raportojnë mediat e huaja. 

Nëna e saj 37-vjeçare, duket se jo vetëm që ka qenë në dijeni për aktet, por ka qenë ajo e cila e ka çuar të bijën në duart e tyre, përkundrejt pagesës.

Dyshimet se nëna e saj kishte rolin si tutore, u shtuan kur u gjetën në llogarinë e saj disa derdhje parash, që kapnin vlerën e 110 mijë eurove.

Vetë ajo i ka mohuar këto akuza, por pa mund të bindë trupën gjykuese. Sakaq, mediat greke thonë se në sallën e gjyqit kanë qenë edhe dy fëmijët e saj, më të rritur se 12-vjeçarja, të cilët kur kanë parë të ëmën në pranga, kanë shpërthyer në lot.

Kujtojmë se e mitura 12-vjeçare është abuzuar fillimisht sekskualisht nga 53- vjeçari Ilias Michos. Nëpërmjet një aplikacioni ai i gjente klientë për të kryer marrëdhnënie në shumën 50 euro.

Mediat greke bëjnë me dije se vajza e kishte takuar 53-vjeçarin në minimarketin e tij, ku shkonte shpesh. Ai menaxhonte një llogari me të dhënat e vajzës në një aplikacion, ku fliste me klientët. Nga dosja hetimore, mësohet se bisedat nga profili i vajzës me rreth 212 klientë janë bërë përmes aplikacionit “blindchat”, ku regjistrohet e-mail dhe të dhënat e kartës PayPal. Disa prej personave refuzonin ta takonin për shkak të moshës së të miturës.

Ndërsa Michos dhe klienti 42-vjeçar thonë se kanë kryer marrëdhënie me të miturën me dëshirën e saj. Ilias Michos ka pohuar se e mitura i ka dërguar foto dhe video nudo e ka kryer marrëdhënie me të 4 ose 5 herë në dyqanin që menaxhonte dhe në shtëpi kur kishte gruan me pushime. Në rrëfimin e tij, Michos shtoi se nëna e të miturës ishte në dijeni të asaj që po ndodhte.

Please follow and like us:
fb-share-icon