Një aksident mes 2 automjetesh ka shkaktuar 4 të plagosur në autostradën Fier-Lushnje. Një automjet tip Benz ML është përplasur me një automjet tip Opel u përplasën në kryqëzimin e Savrës.
Për pasojë u plagosën drejtuesi i Benz-it dhe tre udhëtarë në mjetin Opel. Ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket se automjeti tip Benz është kthyer përmbys nga përplasja.
Kryqëzimi i Savrës është ndër pikat e zeza për qarkullimin rrugor në Lushnje dhe ka pasur humbje jete në të shkuarën.
Please follow and like us: