SARANDA NEWS

spot_img

Aksidenti tragjik, viktima efektiv i Policisë – FOTO & EMRI

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në Balldre, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Si pasojë e përplasjes së një fuoristrade me targa serbe me një automjet, ka humbur jetën shtetasi Gazmir Zhuka.

 

46-vjeçari që po udhëtonte në automjetin me targa shqiptare ishte efektiv i policisë kufitare. Zhuka punonte në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit dhe në momentin e aksidentit ka qenë jashtë shërbimit.

Nga ana tjetër shoferi serb me iniciale D.P. 30 vjeç, i cili edhe ai udhëtonte i vetëm, mori lëndime por pa rrezik për jetën.

Ka dyshime se mjeti që drejtohej nga shtasi serb është futur në parakalim të gabuar duke goditur mjetin që drejtohej nga punonjësi i policisë Gazmir Zhuka.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial