Banorët e Ksamilit kundërshtojnë MSH: 61-vjeçari humbi jetën nga diabeti, jo nga Covid-19

Pas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila njoftonte se një 61-vjeçar nga Ksamili kishte humbur jetën ditën e sotme  nga Covid-19, ka ardhir edhe reagimi i miqve të 61-vjeçarit nga Ksamili.

Miq të 61-vjeçarit nga Ksamili shprehen për Saranda Web se ai vuante nga diabeti dhe se ai vetëm ditën e djeshme është transportuar drejt spitalit për shqetësimet nga diabeti, pasi kryente cdo ditë insulina.

Ndërkohë mbetet akoma e paqartë nëse Ministria ka shpallur të infektuar me Covid edhe familjarët e 61-vjeçarit, të cilët kanë patur kontakte të afërta dhe të vazhdueshme me të ndjerin. /Saranda Web

Please follow and like us:
fb-share-icon