Bashkia Sarandë nëpërmjet një statusi në facebook njofton qytetarët e saj se, duke nisur nga data 5 qershor 2020, çdo ditë prej orës 17:00-01:00, do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në “Rrugën e Flamurit”, si dhe në segmentin e shetitores përpara Bar “Limani”.
Bllokimi do të bëhet pasi këto segmente do të jenë të aksesueshme vetëm për këmbësorë.
Njoftohen bizneset të marrin masa për të realizuar veprimtarinë e tyre në kushtet e reja.
Ky njoftim vjen pasi më herët është njoftuar se Bulevardi dhe Plazhi i Centralit këtë verë do të bllokohen për publikun për të mundësuar punimet e firmës Fusha shpk.
Please follow and like us: