Kanë dalë përgjigjet e 25 analizave të bëra në Gjirokastër, të cilët kanë pasur kontakte me emigrantin me COVID në Përmet.
Analizat iu bënë 15 efektivëve të Policisë dhe kontrollorëve të turnit në Pikën Kufitare të Kakavijsë si dhe 4 efektivëve të NKVKSH të Gjirokastrës dhe kontakteve të tyre, por fatmirësisht asnjë nuk ka qënë i infektuar.
Të gjithë kanë rezultuar negativë pas testimit të kryer por testimi do të ribehet pas 5 ditëve për të qenë të sigurtë.
Testimi i tyre u realizua dje në mbremje pak orë pasi u zbulua rasti i parë me COVID -19 mes nje grupi emigrantesh të ardhur në Kakavijë në datat 16-17 prill të karantinuar në hotel RIVER në grykën e Këlcyrës.
Please follow and like us: