Dënohet i moshuari shqiptar në Greqi, ngacmonte sek.sualisht bashkëatdhetarin 7-vjeçar

Një 65-vjeçar shqiptar është dënuar në mungesë me 18 muaj burg në Greqi, pasi ka ngacmuar seksualisht një 7-vjeçar. Maleviziotis shkruan se Gjykata për Kundërvajtje Njëanëtarëshe e Volos shpalli fajtor një 65-vjeçar nga Shqipëria për fyerje të dinjitetit seksual, marrëzi dhe gjeste të turpshme ndaj djalit të një shoku të tij. Shqiptari u dënua në mungesë me 18 muaj burgim dhe pa mundësi ankimi. Sipas aktakuzës, nga shkurti deri në maj 2017, i akuzuari ka bërë gjeste seksuale.

 

Djali 7-vjeçar në atë kohë, me origjinë shqiptare, shkonte në një kopsht fëmijësh në zonën e Bashkisë Riga Fereou dhe i akuzuari, i cili njihej me prindërit e fëmijës, të cilët për shkak se punonin vonë, i kishin kërkuar që ta merrte fëmijën nga Kopshti dhe ta çonte në shtëpi, që ta merrte motra e madhe.

Rasti ishte hetuar paraprakisht nga Policia, ndërsa Këshilli Gjyqësor ka konstatuar se nuk ka pasur akte seksuale dhe të akuzuarin e ka dërguar në Gjykatën për Kundërvajtje për fyerje të dinjitetit seksual. Në kuadër të procesit paraprak, edhe prindërit e fëmijës kishin dëshmuar se nëse do të provohej fajësia e tij, do të donin dënimin e tij. Megjithatë, ata nuk u paraqitën në gjykatë në seancën e së premtes.

Please follow and like us:
fb-share-icon