Dy vajza bíėn nga kati i katërt i një ndërtese, ndêrron jétë njëra prej tyre

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin Ferizaj të Kosovës ku dy vajza të moshës 15 dhe 18 vjeç kanë rënë nga kati i 4-të i një ndërtese.

Bëhet me dije se 15-vjeçarja ka ndërruar jetë, ndërsa vajza tjetër ndodhet në spital.

Sipas policisë së Kosovës, vajzat ishin motra me njëra-tjetrën.

Autoritetet po hetojnë ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i policisë: Me datën 21.01.2023 rreth  orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Sandër Prosi” në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjet kanë rënë nga kati i 4-të , i një objekti banesor. Të njëjtat për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor ( nē gjendje tē rëndë shëndetësore) janë dërguar për në QKUK-Prishtinë. Saranda News

 

Please follow and like us:
fb-share-icon