E pabesueshme me festën e Argjentinës, Lionel Messi ngriti trofeun e rremë në Botëror

Trofeu i Kupës së Botës që Lionel Messi mbajti në dorë gjatë festës së Argjentinës për suksesin në Katar ishte i rremë. Gjithçka e tregon një çift argjentinas për “Clarin”, me këta të fundit që shpjegojnë se kishin një trofe dhe ia dhanë Paredes për një autograf.

“Pas penalltisë së fundit ne nxorëm këtë trofe dhe nisëm të festonim. Në një moment një i afërm i Paredes u afrua dhe ne e thirrëm. Ne deshëm që Leandro të firmoste trofeun për ne”, thanë fillimisht Paula Zuzulish dhe Manuel Zarto.

Në këtë mënyrë Kupa u zhvendos nga tribuna dhe përfundoi në duart e lojtarëve të Argjentinës, teksa për afro 45 minuta festa ishte me këtë trofe të rremë. Edhe fotoja e Lionel Messit që u pëlqye nga 75 milionë njerëz në instagram është me trofeun e rremë.

Para Botërorit ne kontaktuam njerëz që bënin trofe, iu desh 6 muaj që ta bënin. Ka të njëjtën peshë si origjinali, është i mbushur me kuarc brenda dhe është lyer me ngjyrë të artë rrotull. Ka disa detaje, shenja dhe relieve që nuk janë të ngjashme, por diferenca është minimale”, shpjeguan pronarët e trofeut.

Trofeu përfundoi në duart e lojtarëve për rreth 45 minuta dhe në fund ishte Lautaro Martinez ai që ua ktheu përsëri pronarëve legjitim.

Edhe stafi i FIFA-s erdhi që të konfirmonte se nuk ishte trofeu origjinal”, thanë të zotët e trofeut.

Please follow and like us:
fb-share-icon