Arjan Gosa, 48 vjeç është personi i cili mbeti i vrarë ditën e sotme në Kavajë. Ai u qëllua me armë zjarri teksa ishte në lokal.
Një vrasje e dyfishtë për një konflikt banal që ndodhi në muajin mars të këtij viti, solli edhe një tjetër viktimë për shkak përplasjes mes dy fiseve Gosa dhe Rexha. 48-vjeçari Arian Gosa u qëllua për vdekje ditën e sotme me armë zjarri në Kavajë. Shkak i vrasjes dyshohet se është hakmarrja, pasi më 29 mars ndodhi një vrasje e dyfishtë, ku pas një sherri banal vdiqën Edmond Gosa, vëllai i Arjan Gosës, dhe Altin Rexha.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka mësuar se një plumb në kokë i ka marrë jetën Arian Gosës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, teksa Gosa ka qenë i ulur në lokal duke pirë kafe me babanë e tij. Një person është afruar dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë, i cili ishte fatal dhe i mori jetën 48-vjeçarit. Report Tv ka siguruar edhe foto nga vendi i ngjarjes, ku viktima dallohet ende në tavolinën ku u vra.
Shkak i vrasjes paraprakisht dyshohet të jetë hakmarrja, e ndërsa dyshimet bien mbi fisin Rexha si porositës të atentatit. Pas vrasjes autori është larguar në këmbë, ndërsa deri më tani nuk ka ende asnjë gjurmë. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit. Ende nuk dihet nëse autori pas ka ikur me këmbë është ndihmuar paso jo nga persona të tjerë për t’u larguar nga zona e Kavajës.
Viktimë është vëllai i Edmond Gosës, i vrarë në muajin mars të këtij viti. Në muajin mars mbetën të vararë Edmond Gosa nga Kavaja dhe Altin Rexha. Por si ndodhi ngjarja?
Gosa që ka plagosur fillimisht me thikë Rexhën dhe më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë. Altin Rexha i cili ka ndryshuar emrin në Sali Rexha, ka qenë me një fëmijë përdore në momentin e konfliktit. Gjithashtu edhe Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin në Armand Gosa, teksa fisi i tij mbahet si “të fortët” në Kavajë. Ky i fundit, njihet si person problematik në qytet, i dënuar më parë për plagosjen e rëndë të Gent Gjuzit me kazëm, i cili vdiq më pas në spital. Ngjarja ndodhi pas një konflikti të nisur më parë, ndërsa më 29 mars janë takuar “për t’u sqaruar”.
“Pse me sheh ashtu”, e pyeti Armand Gosa personin me të cilin sa herë takohej e thoshte ‘malok ikni nga keni ardhur’. Tjetri ishte Sali Rexha, që mesa duket donte t’i jepte fund fyerjeve, dhe e sulmon me thikë. Gosa i njohur si pjesëtar i një fisi të fortë në Kavajë, nxori pistoletën dhe shtiu me Rexhën, fëmija e të cilit vetëm pak minuta më parë ishte futur në dyqan. Të dy vdiqën në vend. Fqinja e Rexhës tregoi momentin, kur djali pa të atin të gjakosur në mes të rrugës.
Gosa nga Kavaja nuk dihet pse kishte inate me Rexhën nga Kukësi. Dhe sipas tij asnjë verior nuk kishte punë në Kavajë. Më 29 maj pasdite të dy u takuan rastësisht në një lokal. Mjaftuan vetëm 3 minuta që debati të përfundonte tragjikisht. Pranë lokalit Saliu kishte shtëpinë me qira, kurse Gosa nuk jetonte fare aty.
Të dy viktimat rezultojnë me precedent penal, kavajasi Gosa për vrasjen e Genti Gjuzit disa vite më parë pasi e goditi me kazmë në sherrin që nisi për një vajzë.
Lajm ne përditësim….