Paketat financiare të dhëna nga qeveria gjatë periudhës së mbylljes së ekonomisë nga pandemia e Covid -19, ndihmuan biznesin dhe qytetarët për të përballuar efektet negative këto janë deklaratat nga kreu i qeverisë apo edhe Minsitrja e Financave.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë prezantimit të zërit Të të ardhurave në projektligjin “Për buxhetin e 2021”, theksoi rëndësinë e dy paketave të ndihmave financiare për punonjësit, si dhe dy garancitë sovrane për biznesin të dhëna gjatë muajve mars-qershor.
Por e vërteta është krejt ndryshe parashikimet për rënie të ekonomisë për shkak të pandemisë nga Covid-19, po kthehen në realitet. Mjafton të përshkosh rrugët më të frekuentuara dhe të mbushura nga dyqanet në Gjirokastër për ta kuptuar këtë.
Nga një vëzhgim në Lagjen “18 Shtatori” nga stafi i Channel 7 konstatuam dhjetra dyqane të mbyllura. Edhe shifrat zyrtare tregojnë se qyteti muze ka marrë goditjen më të madhe tek bizneset e vogla dhe ato familjare.
Gjatë vitit që lamë pas në Gjirokastër janë cregjistruar 111 biznese te vogla , kryesisht dyqane veshjesh,këpucesh, argjendari , bare etj. Ndërsa qeveria vazhdon me reklamën e ndihmës që ju ka ofruar bizneseve, realiteti lë për të dëshiruar ku dhjetra familje janë flakur ne rrugë nga qeveria e reklamave. Për më tepër ndiqni pamjet më poshtë