FORTESA – VILA E MALATHRESE – VIDEO

FORTESA VILA E MALATHRESES
FORTESA VILA E MALATHRESES

Fortesa – Vila e Malathrese

Vila e Malathresë ndodhet në vendin e quajtur Malathre, në një kodër rrëzë malit të Miles… Në krahun e majtë të rrugës Vrinë-Konispol… Midis qytetit antik të Butrintit dhe fortifikimit të Çukës së Ajtoit.

Monumenti është identifikuar dhe gërmuar nga misioni Italian i vendosur në Butrint në vitet 1928-30… Nga arkeologu Luigi Ugolini dhe P. Marconi, por rezultatet e tyre nuk janë botuar ndonjëherë.

Në vitet 1970, Fortesa – Vila e Malathrese përshkruhet nga arkeologu shqiptar Dhimosten Budina. Dhe gërmimi arkeologjik i saj u krye në fillimet e viteve 1980 nga Dhimitër Çondi. Gërmimet treguan se ndërtimi fillestar i saj daton në gjysmën e dyte të shek. III para Krishtit. Dhe ka një fazë tjetër ripërdorimi në periudhën romake. saranda news

VIDEO https://youtu.be/3dZe4oPGvpo

Ky material u realizua nga Saranda Web falë mbështetjes së Media for All dhe Qeverisë Britanike

Please follow and like us:
fb-share-icon