Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar pasditen e sotme në Lezhë, ku policia pas disa informacioneve të mbledhura në rrugë operative, ka bërë arrestimin e shtetasit A.L. 35 vjeç.
Bëhet me dije se 35-vjeçari ishte i veshur me rroba ushtarake, me antiplumb dhe në çante i janë gjetur armë të mbushura dhe municione të tjera luftarake si Blindshpusa dhe fishekë. Gjatë një kontrolli të kryer në automjetin e tij janë gjetur gjithashtu armë të mbushura me fishekë.
Ende nuk ka informacion mbi aktivitetin kriminal e personit në fjale. Ai është lokalizuar përgjatë superstradës Lezhe-Milot, ndërsa uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Lajmi në përditësim…