Presidenti i vendit, Ilir Meta do të bëjë publike ditën e sotme një letër që sipas tij është shumë e rëndësishme.
Në njoftimin për mediat, Meta cilëson se letra do t’i drejtohet zyrtarëve më të lartë të shtetit.
‘Pas pak, do te publikohet nje leter e rendesishme e Presidentit te Republikes Ilir Meta drejtuar disa prej zyrtareve me te larte te shtetit‘- thuhet në njoftimin e bërë publike nga presidenca.
Meta: S’kam refezuar asnjë propozim të qeverisë për ambasadorë, vij në Kuvend e ju sqaroj
Presidenti Meta letër Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla
Presidenti Meta letër Kryetares së Komisionit të Politikës së Jashtme, Mimi Kodheli
Presidenti Meta letër Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka
Presidenti Meta: Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj gënjen për çështjen e emërimit të ambasadorëve të Shqipërisë
Presidenti Meta: Deklaratat e Veliaj për “bllokimin e qëllimshëm të ambasadorëve” nga ana ime, gënjeshtra të qëllimshme
Presidenti Meta: Gënjeshtrat e Veliaj synojnë të spostojnë vëmendjen e opinionit nga situata kritike
Presidenti Meta: Gënjeshtrat e Veliaj, për të spostuar vëmendjen nga skandalet e Qeverisë
Presidenti Meta: Nuk kam rrëzuar, refuzuar apo bllokuar asnjë propozim të Qeverisë aktuale për Ambasador
Presidenti Meta: Jam treguar shumë bashkëpunues duke dekretuar në kohë propozimet për Ambasadorë
Presidenti Meta: Prej kohësh kam kërkuar rinovimin e domosdoshëm të trupës sonë diplomatike
Presidenti Meta: Komisioni i Jashtëm parlametar të diskutojë dhe të sqarojë gënjeshtrat e Veliaj
Presidenti Meta: Komisioni i Jashtëm kërkesë-llogarisë ndaj Qeverisë për të qartësuar deklaratat e Veliaj për ambasadorët
Presidenti Meta: I gatshëm të vij në Kuvend për të sqaruar dhe zbardhur të vërtetën