Saturday, March 16, 2024
spot_img

Berisha: Xhaçka ka lumturuar burrin me prona në Dhërmi!

Sali Berisha ka akuzuar ministren e jashtme, Olta Xhaçka se ka përdorur postin e saj për të pasuruar bashkëshortin me prona në Dhërmi. Menjëherë ka ardhur edhe replika e ministres duke thënë se bashkëshorti i saj nuk ka përfituar asnjë centimetër tokë nga shteti shqiptar.

“Më lejoni t’iu them diçka zonja të nderuara, vetëm njëra ka superbashkëshort, madje bashkëshort strategjik, quhet strategjik se e ka lumturuar të shoqin me prona në Dhërmi. E ka lartësuar në nivelin e investitorit strategjike”, tha Berisha.

“Jam krenare për burrin tim, nuk e di sa krenare është gruaja juaj për ju. Burri im është në tokë të vet, në pronë të vet nuk ka përfituar asnjë cm katror nga shteti shqiptar. Kini respekt për veten mos gënjeni mos mashtroni, në këtë moshë për ju dhe në këtë fazë të karrierës politik”, tha Xhaçka.

Xhaçka-Berishës: I ke duart e lyera me gjak, nuk duhet të ishte këtu!

Ish-kryeministri: Kur ishe ministre e mbrojtjes ke plaçkitur pronat e ushtarëve

 

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha në kuvend. Xhaçka tha se një politika që i ka duart e lyera me gjak, duke iu referuar vrasjeve të 21 janarit, nuk duhet të jetë sot në Kuvend. Berisha e akuzoi se kur ka qenë ministre e Mbrojtjes ka plaçkitur pronat e ushtarëve.

“E kaluara e hidhur, shëmbëlltyra e vdekjes së hidhur se vulën ua ka vënë aleati më i madh, SHBA, që e keni shkruar vetë me duart e përgjakura. Një politikan i tillë nuk duhet të ishe këtu dhe nuk se çfarë përfaqëson”, tha Xhaçka.

“Mund ti them zonjës se në historinë e ministrisë së mbrojtjes nuk ka patur njeri më plaçkitës ndaj pronave të ushtrisë sesa parafolësja. Olta kur flet duhet të matesh dy herë se e ke filluar me piramidat dhe e mbylle me plaçkitjet e pronave të ushtrisë”, tha Berisha.

 

Saranda Web sarandaweb.net

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial