Report TV ka trajtuar të gjithë procesin trajtimit nga mjeku i familjes të një pacienti i cili është konfirmuar me COVID-19, por që ndodhet i vetëizoluar në shtëpi. Mjekja e familjes Adelina Qose Selimi, në qendrën shëndetësore nr.2 në një intervistë për gazetaren Doris Sallaku ka sqaruar se në momentin që marrin informacion nga epidemiologët që pacienti i tyre ka dalë pozitiv me COVID-19, ruajnë kontakte të përditshme me anë të telefonit.
Pacientët që kujdesen mjekët e familjes ndahen në dy grupime, në ato asimptomatikë, për të cilët këshilla e vetme është izolimi për 14 ditë në shtëpi dhe ato që kanë simptoma të lehta. Për këta të fundit, Selimi sqaroi, se u këshillohet që të marrin paracetomol 500-1000 mlg 2 herë në ditë dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje. Kur gjendja e tyre përkeqësohet atëherë merret në celular Urgjenca 127.