Kishte dalë për të peshkuar, gjendet i mbytur 40-vjeçari (EMRI)

Teksa kishte dalë për të peshkuar në liqenin e Prespës së Madhe një 40-vjeçar i identifikuar si Fredi Ceno është gjendur i mbytur nga policia.

Trupi i viktimës është gjendur në afërsi të fshatit Gollomboç të Pustecit pa shenja dhune.

Ceno ishte banues në fshatin Bitinckë të Devollit. Ende nuk dihet nëse vdekja e tij ka qenë aksidentale apo ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon