Kishte shkuar për peshkim, zhduket 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është zhdukur në Fier, ku dyshimet kryesore janë se është mbytur në lumin Seman. Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:00, në fshatin Suk 1, Roskovec. I mituri ka qenë duke peshkuar buzë lumit, por nuk është kthyer më! Pas njoftimit të familjarëve, kanë nisur kërkimet për gjetjen e 14-vjeçarit. 

Bëhet me dije se i mituri shkonte për peshk në po të njejtën zonë, ndërsa nuk është parë më aty, ndërkohë që në breg janë vënë re gjithë sendet e tij personale dhe kallami i peshkimit. Banorë të zonës kanë njoftuar policinë e cila ka zbritur në terren për të kontrolluar, ndërsa fakti që gjithë sendet e djalit janë në breg, kanë hedhur dyshime se ai edhe mund të jetë hedhur në lum për tu larë. Saranda News

Please follow and like us:
fb-share-icon