Konispoli – Guidë turistike, kulturore dhe historike për Konispolin
I shtrirë mbi kodra e me fytyren drejtuar kah detit, Konispoli është qyteza e vendosur në skajin më jugor të Shqipërisë.
Që nga lashtësia, Konispoli është i njohur si rajon i zonës së Epirit, me banues fisin e Kaonëve.
Mendohet se emri i kësaj qyteze vjen nga qyteti antik i Cukes se Ajtoit, i cili shtrihej ne kembet e kodres ne formen e nje koni.
Nëse do të gërmojmë në të kaluarën dhe historinë e këtij vendi, do të gjejmë gjurmë që ende kanë ngelur si relike… Nëpër të gjithë vijën kohore, duke nisur që nga shpellat e lashtësisë (siç është Shpella e Kreshmoit) … Dhe deri tek monumentet e Komunizmit si bunkeret e shumtë që janë vendosur përgjatë vijës rrugore të qytezës.
Duket se historia nuk i ka humbur gjurmët në këtë vend, gjurmë të cilat koha i ka përdorur për t’iu treguar gjithë brezave veçantinë e Konispolit.
KONISPOLI
Një faktor tjetër që lë mbresë jo vetem për turistët e ardhur në këtë vend… Por edhe që shërben për t’u falur banorëve qetësi, është pikërisht pamja panoramike… Rrethuar me ajër të pastër e qytezës së Konispolit.
Infrastruktura, e përmirësuar goxha dukshëm në këtë vend është një element favorizues për turizëm, si dhe për zhvillimin e ekonomisë. Pika kufitare e doganës së Qafë Botës është gjithashtu një portë… Nga e cila Konispoli mirëpret jo vetëm emigrantët e ardhur nga Greqia… Por edhe turistët, të cilët kanë interes të njohin këtë vend të vogël.
Një nga pikat turistik të Konispolit është Buari… Një kodrinë e mbuluar me pemë shtatlarta e me bimësi të dendur. Prej këtu shihet si në pëllëmb të dorës gjithë deti Jon, ishulli i Korfuzit dhe lumi Pavëll.
Konispoli
Konipoli njihet gjithashtu për një trashëgimi kulturore të pasur… Siç është qyteti antik i Çukës së Ajtoit ose trashëgimia e shumë objekteve arkeologjike dhe monumenteve historike… Të cilat ruhen ende sot me fanatizëm.
Faktori tjetër, ndoshta i fundit, por jo më pak i rëndësishmi, është mikpritja e ngrohtë e banorëve ndaj të huajve. Sofra e tyre qëndron gjithmonë e shtruar per t’u servirur përmes ushqimit: respektin, mirënjohjen, kulturen dhe dashurinë Konispolite. sarandanews.net
Punuar nga Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb