Kultivonin drogë në banesë dhe e shpërndanin në qytet, në pranga 2 të rinjtë (EMRAT)

Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe armëmbajtjes pa leje. Në pranga kanë rënë Minella Pleqi 22 vjeç dhe Gjergji Renja 32 vjeç, të dy banues në Korçë.

Pas hetimit 5 mujor nga ana e policisë, u zbulua se këta dy të arrestuar merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike si dhe zotëronin armë zjarri dhe municion pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga këta dy shtetas, policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip pistoletë; 2 krehra të armës së zjarrit; një sasi municioni luftarak; fidanë të kultivuar në gota plastike; 2 llamba neon led; 363.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; një sasi kanabisi e ndarë në doza, 1 peshore elektronike me mbetje të lëndës narkotike kokainë dhe një sasi lekësh që dyshohet se ishte siguruar nga kjo veprimtari.

Ndërkojë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe arrestimit të personave të tjerë të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Please follow and like us:
fb-share-icon