Lajm i mirë për banorët e Markatit, së shpejti fillon asfaltimi i rrugës në Haliqe

Ndryshe nga çfarë na janë mësuar sytë kohët e fundit me tenderat, tenderi për asfaltimin e rrugës Shalës – Markat, në vendin e quajtur Haliqe, është përmbyllur pa skualifikim konkurentësh.
Bashkia Konispol kishte vendur për këtë rrugë fondin prej 276 milionë lekë të vjetra.
Në tender kanë marrë pjesë 3 kompani:
1- KALIVIOTI & ILIRIA/D me ofertë 178 milionë lekë
2- ARTI shpk me ofertë 215 milionë lekë
3- BOSHNJAKU. B me ofertë 256 milionë lekë

Nga ana e Bashkisë Konispol nuk është skualifikuar asnjë kompani, duke e bërë kështu garën të pastër dhe gjithashtu të kursejë shumën e 98 milionë lekëve të vjetra, e cila mund të përdoret për investime të tjera të domosdoshme për banorët e Bashkisë Konispol. /Saranda Web

Please follow and like us:
fb-share-icon