SARANDA NEWS

spot_img

MANASTIRI SHËN MËRIA NË KAKOME

Manastiri Shën Mëria në Kakome është ndërtim i shek. XVIII. Ajo ndodhet rreth 10km nga Saranda në Rrugën e Bregut, 1 km larg nga Plazhi Kakome dhe Gjiri Kakome ne bregdetin Jon.
Manastiri Shën Mëria në Kakome ka një kullë ngujimi të fortifikuar në skajin Verilindor të oborrit. Në qëndër të kompleksit ndodhet kisha e Shën Mërisë, ndërtim i shek.XVI-XVII me hajat në anën perëndimore dhe me pikturë murale në brëndësi.

Naosi i Manastirit Shën Mëria në Kakome është i tipit në formë kryqi me kupolë. Triabsidal me dimesione të brendëshme 6,80 x 3,70 m. Naosi ndriçohet nga 4 dritare në absidat anësore, ndërsa ambjenti i altarit nga 3 dritare të vogla.
Çatia e Manastirit Shën Mëria në Kakome është e mbuluar me tjegulla. Ajo është dyujëshe duke patur më të ngritur pjesën që i takon krahëve jugorë… Dhe veriorë te kryqit qe afron me bazilikat me kupolë.
Pjesët këndore të naosit në Manastirin Shën Mëria në Kakome janë të mbuluara me qemerë cilindrikë, të cilat hapen ndaj nefit qëndror. Në brendësi të kishës, mbi 4 kollona krijohet bërthama katrore mbi të cilën ngrihet kupola me tamburin 8 faqësh.

Ambjentet e tjera jane te rrenuara dhe pa cati. Dikur ne kete Manastir ka funksionuar shkolla per vajza dhe djem. Thuhet se prone e Manastiri Shën Mëria në Kakome ka qene edhe nje vapor, gravure e te cilit ndodhet e pikturuar ne muret e tij. saranda news

Ky material u realizua nga Saranda Web falë mbështetjes së Media for All dhe Qeverisë Britanike

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial