“Më jep 3000 euro ose i tregova gruas për lidhjen tonë”, historia e shantazhit! Në pranga 4 persona

3 mijë euro ose do t’i tregojmë gruas për lidhjen që ke me njërën prej nesh. Ky është shantazhi që 2 gra në Elbasan i kanë bërë një burri, duke përdorur mbase një lidhje jashtë martesore të tij. Report Tv mëson se në fakt ka qenë sipas hetimeve të prokurorit Gentian Habazaj, ka qenë një lidhje në rrjetet sociale që burrit iu kthye në makth. Ditën që u paguan 3 mije eurot si kusht për të mos u treguar gruas foto intime, ndërhyri policia.

Në pranga kanë rënë 2 vajzat dhe një djalë, gjithashtu është shoqëruar edhe taksisti që luante rolin e korrierit duke transportuar paratë. Personat e arrestuar janë një 60-vjeçar Hysen Paja që është taksisti, një 28-vjeçare Xhentila Gjini e cila kishte një shoqë që kishte një lidhje jashtëmartesore me personin e kërcënuar, dhe Sajmir Hima (Ashiku). Në gjendje të lirë po ndiqet Adelajda Hima, bashkëshortja e Sajmir Himës, për shkak se ajo ka një fëmijë 13 muajsh për tu kujdesur.

Nga hetimet rezultoi se 30-vjeçari dhe 42-vjeçari kishin kërcënuar një person në rrjete sociale, për dhënien e shumës prej 3000 eurosh, ndërsa 60-vjeçari është porositur nga 2 të arrestuarit e tjerë, për të shkuar me mjetin e tij “Taxi”, për të marrë shumën e parave, por arrestohen nga efektivët e policisë.

Janë sekuestruar shuma e parave prej 3000 eurosh, 2 automjetet me të cilat leviznin të arrestuarit dhe 6 aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon