Deputeti Alket Hyseni ka publikuar ditën e sotme një postim dedikuar mjekut të njohur Niko Kuri.
Mjeku Pneumolog, Niko Kuri, shërben në çdo orë, për pacient nga zonat e Sarandës, Delvinës, Konsipolit, Finiqit, Borshit dhe Lukovës, por dhe turistët gjatë sezonit veror.
POSTIMI I ALKET HYSENIT
Mirëmëngjes!
Dëshiroj t’ju uroj javë të mbarë, duke prezantuar një hero nga jeta jonë e përditshme, që është krenari e zonës për punën, profesionalizmin dhe ndershmërinë!
Niko Kuri
Mjek Pneumolog👨⚕️
Në shërbim prej gati tre dekadash, ndërkohë nga tetori i vitit 1997 shërben në spitalin🏥 bashkiak Sarandë “Petro Nako”, aktualisht Shef i Shërbimit spitalor dhe nëndrejtor teknik.
Ka qënë në ballë të luftës anti Covid-19🦠.
Njeri me cilësi të vyera, qytetar shembullor dhe mjek i palodhur që shërben në çdo orë dhe kohë, ditën dhe natën, për çdo pacient, fëmijë apo i moshuar, nga zonat e Sarandës, Delvinës, Konsipolit, Finiqit, Borshit dhe Lukovës, por edhe turistëve shqiptarë dhe të huaj.
#HeronjtëTanë👨⚕️👩⚕️
#KrenariaJonë👏🏼
#MjekësiaQëDuam🔬