Flakët kanë përfshirë një banesë në lagjen Cfake, në Gjirokastër gjatë mbrëmjes së sotme. Banesa është në pronësi të N.P., ndërkaq burime për Report Tv bëjnë me dije se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur shuarjen e flakëve në kohë.
Po ashtu, mësohet se nuk ka persona të lënduar nga flakët.
Please follow and like us: