Policia e Durrësit ka gjetur një shtetase 40-vjeçare në rrugë e cila nuk kujton emrin dhe adresën e banimit.
Në njoftimin e bluve thuhet se 40-vjeçarja është çuar në komisariat dhe i është bërë thirrje familjarëve dhe të njohurve që të paraqiten në Komisariat.
Njoftimi i Policisë:
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, ndodhet një shtetase që nuk mban mend emrin dhe adresën e banimit, e cila është gjetur në rrugë, gjatë patrullimit nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme.
Kjo shtetase është e moshës rreth 40 vjeçe, e gjatë rreth 1.60 cm dhe mban të veshura xhup të zi dhe xhinse.
Familjarët ose të njohurit e kësaj shtetaseje mund të paraqiten në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës ose të telefonojnë në numrin 112.