Pas masakrës në Velipojë, dhuna për zaptimin e plazheve ka dhpërthyer në Drimadhes.
Shkak mesa duket janë përsëri plazhet.
A po i vjen radha Ksamilit?
Njoftimi i Policisë
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë shpallja në kërkim e shtetasit H. F., 28 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Drimadhes, gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar në ajër me armë (sportive) pistoletë dhe është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. D. dhe O. T.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
– – – – –
Më datë 28.06.2021, rreth orës 01:00, në Drimadhes, Dhërmi, ka rënë zjarr dhe janë djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të shtetasit B. D.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes