Përgjigjet e 39 testeve të fundit në Sarandë, asnjë i infektuar me koronavirus

Ka vijuar në Sarandë testimi i rasteve të dyshuara me koronavirus, ku nga ana e shërbimeve të shëndetit publik të dyshuarve u merren tamponë për t’u analizuar më pas në laboratorë.

Gjatë ditëve të fundit janë kryer 39 testime, duke e cuar numrin total në 95 testime, ku nga përgjigjia e ardhur asnjë nuk rezulton pozitiv me Covid-19

Gjatë ditës së sotme janë marrë edhe 5 tamponë të tjerë për t’u dërguar drejt Tiranës për t’u analizuar.

Please follow and like us:
fb-share-icon