Përplas kalimtaren në vijat e bardha, shoferi largohet nga vendngjarja, Policia në kërkim të tij

Një 55-vjeçare është goditur duke kaluar në vijat e bardha nga një motor, që pasi e ka rrëzuar në rrugë është larguar nga vendngjarja. Aksidenti ka ndodhur në orën 06:30 t ë mëngjesit në lagjen “Çelepias” dhe gruaja e aksidentuar A. Tahiri mësohet se ishte duke shkuar në punë, në një nga fasoneritë e qytetit, kur është përplasur nga motorri.

Ajo është transportuar me plagë të shumta drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë, që po hetojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motorit, që pas aksidentit e la gruan shtrirë në rrugë dhe u largua nga vendngjarja. Për identifikim e tij janë duke u marrë edhe kamerat e mundshme të sigurisë së bizneseve përreth zonës, të cilat mund të kenë filmuar kahun e lëvizjes së motorit pas aksidentit.

Please follow and like us:
fb-share-icon