PLAZHET E KSAMILIT – KSAMIL BEACHES
Plazhet e Ksamilit janë mahnitës dhe ujë të pastër. Plazhet e Ksamilit janë një nga bukuritë e këtij vendi. Gjithashtu edhe çmimet janë mjaft të arsyeshme për turistët evropianë.
PLAZHET E KSAMILIT – Ku ndodhen
Ksamili është 17 km nga qyteti i Sarandës. Aty mund të gjeni plazhe me shije të ndryshme, rërë, shkëmbinj e gurë. Rreth plazheve të Ksamilit katër ishuj të vegjël që mund t’i kaloni me not, kurse deti është kristal. Gjithashtu ka bar e restaurante, kurse nga Saranda ka shumë linja të autobusëve.
Ksamili është njëri nga bukuritë më të mëdha të Shqipërisë, madje përshkruhet si një vend që ngjan me parajsën, edhe pse turistët evropianë nuk kanë shumë njohuri.
Në verë plazhet mbushen që nga mëngjesi, prandaj duhet të bëni rezervime më herët.
Ksamili perben nje nga pasurite si natyrore edhe arkeologjike me te pasura ne vendin tone. Ksamili perben nje nga perlat e natyres shqiptare, me plazhe te paster e te virgjer…Me vije bregdetare te larmishme me gjire, kepa, ishuj e shkembinj interesante…Me monumente kulture, me Butrintin dhe Saranden afer. Fare prane ishullit te Korfuzit dhe rruges detare nga Greqia ne Itali. Pra nje pike e rendesishme qe pret doren e investitoreve. Por edheinteresimin nga shteti si dhe vete banoret e tij per ta mbrojtur... Dhe per te kerkuar dhe pritur pastaj zhvillimin e nje turizmi elitar.
KSAMILI – PEISAZHI
Ksamili ofron jo vetem peisazh te cmuar natyror, por edhe vlera te medha arkeologjike dhe historike. Kjo lidhet me qytetin antik te Butrintit i cili permendet ne shekullin e VI para Krishtit prej Hetakut. Por mendohet qe kodra e Butrintit te jete banuar me pare lindjes se qytetit. Kemi shetitoren, tempullin, kullen ne hyrje te Butrintit qe sherbente per kontrollin e kanalit te Vivarit … Dhe murin e Demes i cili ndante krejt gadishullin e Ksamilit ne nje toke te zoteruar nga Butrinti. Ky mur ka qene porte hyrese per ne Gadishullin e Ksamilit.
VIZITONI PLAZHET NË KSAMIL
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Twitter Saranda Web
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
Linktree sarandaweb
in sarandaweb