SARANDA NEWS

spot_img

PLAZHET E SARANDES – GUIDË PËR PUSHIME

PLAZHET E SARANDES

 

Plazhet e Sarandes – Guidë ku mund të kaloni pushimet.

 


Në këtë publikim po sjellim plazhet në zonën e Sarandës, Ksamilit dhe Lukovës…. Ku mund të kaloni pushimet gjatë qëndrimit tuaj. Preferojmë që listimin ta bejmë nga afërsia me Sarandën. Gjithashtu në këtë publikim po i sjellim këto plazhe edhe me vendndodhje në google map

 


Plazhi publik i Centralit ndodhet buzë Shëtitores së Sarandës. Megjithëse nuk mund të konsiderohet plazh 100 % i pastër, ky plazh ka avantazh. Këtu nuk ju nevojitet të shpenzoni për transportin.
Gjithashtu në këtë plazh gjatë viteve të fundit ka funksionuar edhe shërbimi i Lifeguard, rojeve të bregdetit.
Vendndodhja https://goo.gl/lW9Uy1  

 


Plazhi i Manastirit
Playhi i Manastirit ndodhet në kilometrin e 6-të të rrugës nacionale Sarandë – Butrint.
Plazhi ndodhet në gji ranor me ujë të kristaltë

VENDNDODHJA https://goo.gl/bPcFJl

 


Plazhi Pasqyra
Ndodhet në kilometrin e 7-të të rrugës Sarandë – Butrint, rreth 1 kilometër nga rruga.

VENDNDODHJA https://goo.gl/RNAjy3

 


Plazhi Pulëbardha
Plazhi Pulëbardha ndodhet gati 10 km larg nga Saranda përgjatë rrugës për në Butrint shumë afër Ksamilit. Ky plazh i vogël, i veçuar, i virgjër dhe shumë piktoresk është në fundin e një kodrine…

Vendndodhja https://goo.gl/ShXWPT


PLAZHET E SARANDES – Plazhet e Ksamilit

 


Plazhet e Sarandes dhe Plazhet e Ksamilit janë shumë të pëlqyer për pastërtinë e ujrave të tyre… Rërën e imët dhe pamjet piktoreske që ofrojnë.

Vendndodhja https://goo.gl/enFM2U

 

PEMA e THATË

 

Pema e Thate është një plazh i vogël, ka ujërat kristal e te qartëNuk është shumë i thellë dhe konsiderohet ideal për fëmijët.

Pema e Thate ndodhet afër Ksamilit, përballë ishullit të Korfuzit (rreth gjysmë milje larg).

Është një plazh me rërë të imët.

Vendndodhja https://goo.gl/B47VYU 

 


Plazhi i Krorezës
Plazhi Krorëz. Nëse ka mbetur ndonjë plazh i virgjër në rivierën shqiptare, padyshim që ky është plazhi i Krorëzës. Në këtë plazh të magjishëm që ndodhet shumë pranë Sarandës mund të shkohet vetëm me varkë ose me këmbë. 500 metër në jug të plazhit të Krorëzës, ndodhet edhe plazhi i Kakomesë.
Vendndodhja https://goo.gl/F5NMdX

 


Plazhi i Shpellës Lukovë
Ndodhet rreth 20 kilometër në rrugën Sarandë – Vlorë. Natyra e paprekur, uji i kristalte i Jonit me ngjyrën e veçante e bëjnë këtë plazh … Një ndër pikat më të vizituara ndër plazhet e Bregut.
Vendndodhja https://goo.gl/SMkPhc 

 

PLAZHI I BUNECIT – BUNECI BEACH

 

PLAZHI i BORSHIT

 

Plazhi i Borshit (Borsh Beach) është plazhi më i madh në jug të Shqipërisë dhe shtrihet në një gjatësi prej 7 kilometrash. Plazhi ndodhet poshtë fshatit të Borshit. Në pjesën më të madhe, plazhi është i gjerë, rreth 30 metra.

 

 

 

Për cdo vërejtje apo sugjerim, na kontaktoni në faqen tonë në facebook Saranda Web

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial