Ballina DESTINACIONE PLAZHI ARAMERAS – VIDEO

PLAZHI ARAMERAS – VIDEO

Plazhi Arameras – Arameras Beach

 

Plazhi Arameras është një plazh privat dhe artificial. Plazhi është ndërtuar brenda zonës së resortit Arameras në zonën e Parkut Kombëtar të Butrintit, në jug të Ksamilit.

 

 

Plazhi Arameras – Si mund të shkoni

 

Te plazhi Arameras mund të shkohet me  makinë ose motoçikletë me qira. Gjithashtu shkohet me taksi nga Ksamili ose Saranda ose me skaf apo varkë.  Plazhi ndodhet në zonën e resortit, në jug të qytetit të Ksamilit. Zona ndodhet në rrugën kur shkon në plazhin Pema e Thatë

 

Plazhi Arameras – Çfarë ofron

 

Në plazh mund të merrni cadra dhe shezllonge vetëm me pagesë. Në plazh gjithashtu ka një bar dhe restorant për të konsumuar pije ose ushqim.

 

PLAZHI ARAMERAS dhe plazhe të tjera në Sarandë

 

Plazhi publik i Centralit ndodhet buzë Shëtitores së Sarandës. Megjithëse nuk mund të konsiderohet plazh 100 % i pastër, ky plazh ka avantazh. Këtu nuk ju nevojitet të shpenzoni për transportin.
Gjithashtu në këtë plazh gjatë viteve të fundit ka funksionuar edhe shërbimi i Lifeguard, rojeve të bregdetit.
Vendndodhja https://goo.gl/lW9Uy1  

 


Plazhi i Manastirit
Playhi i Manastirit ndodhet në kilometrin e 6-të të rrugës nacionale Sarandë – Butrint.
Plazhi ndodhet në gji ranor me ujë të kristaltë

VENDNDODHJA https://goo.gl/bPcFJl

 


Plazhi Pasqyra
Ndodhet në kilometrin e 7-të të rrugës Sarandë – Butrint, rreth 1 kilometër nga rruga.

VENDNDODHJA https://goo.gl/RNAjy3

 


Plazhi Pulëbardha
Plazhi Pulëbardha ndodhet gati 10 km larg nga Saranda përgjatë rrugës për në Butrint shumë afër Ksamilit. Ky plazh i vogël, i veçuar, i virgjër dhe shumë piktoresk është në fundin e një kodrine…

Vendndodhja https://goo.gl/ShXWPT

 


Plazhet e Ksamilit

 


Plazhet e Ksamilit janë shumë të pëlqyer për pastërtinë e ujrave të tyre… Rërën e imët dhe pamjet piktoreske që ofrojnë.

Vendndodhja https://goo.gl/enFM2U

 


Plazhi i Krorezës
Plazhi Krorëz. Nëse ka mbetur ndonjë plazh i virgjër në rivierën shqiptare, padyshim që ky është plazhi i Krorëzës. Në këtë plazh të magjishëm që ndodhet shumë pranë Sarandës mund të shkohet vetëm me varkë ose me këmbë. 500 metër në jug të plazhit të Krorëzës, ndodhet edhe plazhi i Kakomesë.
Vendndodhja https://goo.gl/F5NMdX

 


Plazhi i Shpellës Lukovë
Ndodhet rreth 20 kilometër në rrugën Sarandë – Vlorë. Natyra e paprekur, uji i kristalte i Jonit me ngjyrën e veçante e bëjnë këtë plazh … Një ndër pikat më të vizituara ndër plazhet e Bregut.
Vendndodhja https://goo.gl/SMkPhc 

 

PLAZHI I BUNECIT – BUNECI BEACH

 

Vizitoni Plazhin Arameras dhe plazhet e Sarandës

 


Për cdo vërejtje apo sugjerim, na kontaktoni në faqen tonë në facebook Saranda Web

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial