Policia e Sarandës njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 41 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u krye pasi ka bërë kallëzim një shtetase 52 vjeçe, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Please follow and like us: