Prefekti i Qarkut Vlorë zhvilloi një takim me drejtuesit e Policisë Vendore Livadhja, pjesë e Komisariatit të Policisë Sarandë si dhe banorë e fermerë të fshatrave të Bashkisë Finiq, me qëllim diskutimin e problemeve dhe shqetësimeve të tyre.
Prefekti i garantoi se forca e ligjit do godasë këdo që e shkel atë dhe njëkohësisht përgëzoi efektivin e Komisariatit të policisë Sarandë si dhe të Policisë Vendore Livadhja për suksesin e arritur në luftën kundër elementëve keqbërës ku që pas vizitës së Ministrit Lleshaj janë goditur 17 raste duke i çuar ata para ligjit.
Please follow and like us: