Një sherr për motive banale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Orikum, ku disa pushues janë konfliktuar me nëjri tjetrin, për gërvishtjen e makinës.
Ata janë goditur me sende të forta, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 prej tyre, të cilët kanë marrë fraktura në trup.
NJOFTIMI i POLICISË
Më datë 09.07.2021, rreth orës 19:55, në aksin Llogara- Orikum, në afërsi të një lokali, dy drejtues mjetesh, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta duke u përfshirë në konflikt dhe disa prej pasagjerve. Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt.