Një shqiptar ka qëlluar 2 herë me armë zjarri kunatin e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në ishullin grek Mykonos, në aeroport.
Protothema raporton se i plagosuri ka marrë plagë dhe është duke marre trajtim mjekësor në spital, ndërsa autori ka rënë në prangat e policisë helene.
Motivi i vrasjes së mbetur në tentativë ka të bëjë me mosmarrëveshjet personale mes dy familjeve.
Mësohet se pasi qëlloi kunatin, autori tentoi të arratisej. Ishte vëllai i të plagosurit ai që e ndoqi nga pas, duke arritur të përleshen edhe bashkë.
Please follow and like us: