Shiste mina të rrezikshme me telekomandë, të montuara me eksploziv! Në pranga 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi i janë gjetur 3 mina me telekomandë. Minat ishin të montuara me eksploziv plastik C4, dhe të lidhura me celular.

35-vjeçari Pavlin Cupi banues në Rrilë të Lezhës dyshohet se prodhonte mina që më pas i shiste për veprimtari kriminale në Korçë. Arrestimi i 35-vjeçarit u bë në Pogradec, ndërsa ky ishte në makinë, ku  policia gjeti dhe sekuestroi 3 mina me telekomandë, të montuara me lëndë të dyshuar eksploziv plastik C4.

Me arrestimin e Pavlin Cupit shkon në dy numri i të të ndaluarve dhe në 6 i minave të sekuestruara, gjatë të dy fazave të operacionit “Remote”. Operacioni i zhvilluar pas një pune hetimore disajavore, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme. Saranda News

 

Please follow and like us:
fb-share-icon