Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Korçë, ndërsa 8 persona kanë rënë në pranga. Mësohet se operacioni është zhvilluar gjatë natës, ndërsa 8 të arrestuarit dyshohej se shpërndanin kokainë nëpër lokalet e natës.
Gjatë aksionit, janë kontrolluar dhjetëra banesa dhe lokale në Korçë. Mediat raportojnë se nga operacioni janë sekuestruar rreth 300 gramë kokainë, 5 kg kannabis, po ashtu telefona, peshore, automjete si edhe sasi në euro dhe lek.
Pritet që policia e Korçës të ndalë në një deklaratë zyrtare, për të dhënë më shumë detaje nga operacioni.
Please follow and like us: