Sondazhi: 49% e amerikanëve nuk do të marrin vaksinën antiCovid

Pothuajse gjysma e amerikanëve, ose 49 për qind e tyre, thanë se ata pa dyshim ose ndoshta, nuk do ta bënin vaksinën ndaj koronavirusit nëse do të ishte e disponueshme sot, ndërsa 51 për qind thanë se do ta bënin atë.

Këto janë rezultatet e një sondazhi të kryer nga qendra kërkimore Pew, zhvilluar më parë gjatë këtij muaji. 49 për qind e amerikanëve të cilët anojnë drejt refuzimit përmendën si shqetësim kryesor efektet anësore të vaksinës.

Besimi i publikut tek një vaksinë e sigurt kundër COVID-19 ka rënë.

Në maj, një studim i qendrës Pew zbuloi se 72 për qind e amerikanëve ishin të gatshëm të vaksinoheshin nëse vaksina do të ishte në dispozicion.

Please follow and like us:
fb-share-icon