SARANDA NEWS

spot_img

SPAK arreston Jorgo Goron! Urdhër-arreste edhe për 4 të tjerë

Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës Jorgo Goro është arrestuar me urdhër të SPAK, pas kallëzimit të bërë nga kryetari i zgjedhur i kësaj bashke Fredi Beleri, për tjetërsim pronash. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë lëshuar edhe 4 urdhër-arreste të tjera, ende të paekzekutuara.

Gazetari i Report Tv Armand Xhelili mëson së Jorgo Goro është arrestuar në Dhërmi, nga agjentët e SPAK, sapo është ngritur nga kafja rreth orës 16 e 45, ku po qëndronte bashkë me disa miq të tij. Të njëjtat burime thonë se agjentët po e mbanin në monitorim.

Fredi Beleri i cili ndodhet në burg, e ka kallëzuar penalisht Jorgo Goron, se ka tjetërsuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka. 

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial