Një 13-vjeçar ka sulmuar me thikë një të mitur në kryeqytet. Policia informon se i mituri e ka goditur me grushte e më pas e ka sulmuar me thikë 15-vjeçarin për motive ende të paditura. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e të miturit që la të lënduar 15-vjeçarin. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e një 13-vjeçari, pasi ka goditur me grushte dhe mjet prerës një 15-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Please follow and like us: