Një tërmet me magnitudë 5.8 është regjistruar në Francë. Raportohet se nga lëkundjet është plagosur një person dhe janë shënuar dëme materiale. Ndërkohë rreth 1100 banesa janë aktualisht pa energji elektrike pasi është prekur një linjë e tensionit të lartë.
“Lëkundje tërmeti me magnitudë 5.8 është regjistruar në perëndim të Francës. Është tërmeti më i fortë i regjistruar në vend që nga viti 2002 dhe një nga tërmetet më të fortë të regjistruar në Francë në përgjithësi”, tha Ministri për Tranzicionin Mjedisor dhe Kohezionin Territorial, Christophe Bechy.
Please follow and like us: